Solskjaer kërkon durim për rezultatet pozitive: Roma nuk u ndërtua në një ditë

Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar për pakëz durim nga tifozët e skuadrës, deri sa rezultatet pozitive të vijnë.

Marketing

Manchester United nuk e ka nisur aspak mirë edicionin e ri në Premierligë, por Solskjaer beson se me kohën gjërat do të përmirësohen.

Trajneri norvegjez ka thënë një fjali interesante për të përshkruar atë që kërkon: “Roma nuk është ndërtuar në një ditë.”

“Sigurisht, kemi kaluar në një periudhë të vështirë me ndeshjet në udhëtim. Nuk kam thënë asnjëherë se është punë që përmirësohet shpejtë” ka thënë Solskjaer për ‘Sky Sports’.

“Roma nuk u ndërtua në një ditë. Na duhet kohë. Është hap pas hapi” ka thënë tutje Ole.

United aktualisht pozicionohet në pozitën e 11-të në Premierligë, pas dy fitoreve, dy barazimeve dhe dy humbjeve në gjashtë ndeshjet e para.

Marketing