Solskjaer nuk është i sigurt te Man Utd

PSG dhe Manchester United sonte (e mërkure) do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve.
PSG e ka fituar ndeshjen e parë 2 me 0, andaj Manchester United do i duhet shumë punë për ta përmbysur rezultatin.

Marketing

Ole Gunnar Solskjaer do ta ketë sonte testin vendimtar për ta fituar kontratën permanente te ‘Djajtë e Kuq’, por që ai ka thënë se nuk është i sigurt që një gjë e tillë do të ndodhë.

“Nuk jam i sigurt. Nuk e di se si funksionojnë ato gjëra”, tha trajneri norvegjez.

“Unë jam nën kontratë me Manchester United, andaj mendoj se duhet një kontratë e re.

“Do ta shohim çfarë do të ndodhë në fund të sezonit, por që asgjë nuk është e sigurt.”, ka shtuar më tej ai.