Somali, 1,3 milion njerëz nevojë urgjente për ndihmë ushqimore

Të paktën 1,3 milion njerëz në Somali kanë nevojë urgjente për ndihmë ushqimore, njoftoi Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Në një deklaratë, koordinatori lokal i OKB-së, Adam Abdelmoula, tha se deri në mesin e vitit 2020, në Somali nuk do të ketë siguri ushqimore për 4,1 milionë njerëz, ndërsa 1,3 milionë prej tyre kanë nevojë urgjente për ndihmë.

Marketing

Abdelmoula theksoi se invazioni i karkalecave të shkretëtirës ende paraqet rrezik të madh për të korrat në vend edhe pse pjesërisht është marrë nën kontroll dhe theksoi nevojën për zgjidhje permanente për rreth 2,6 milionë njerëz të zhvendosur.

Sipas tij, gati një milion fëmijë do të përballen me kequshqyerje gjatë vitit dhe në rast të mosplotësimit të nevojave, 162 mijë fëmijë mund të përjetojnë kequshqyerje ekstreme.

Ndërkohë, zv/ministri somalez i Bujqësisë dhe Irrigacionit, Hamoud Ali Hassan, ka thënë se kriza në Somali nuk ka të bëjë vetëm me reshjet sezonale, duke shtuar se edhe infrastruktura dhe mungesa e sigurisë kanë shkaktuar shpërnguljen e njerëzve brenda vendit.