Sonte fillon Kampionati Evropian në hendboll

Sonte nis Kampionati Evropian në hendboll në konkurrencën e meshkujve, ku do të kemi dy përballjet e para që na sjellin duelet Bjellorusi – Serbi dhe Gjermani – Holandë.

Marketing

Në Evropianin që zhvillohet në tri shtete, Austri, Suedi dhe Norvegji, do të marrin pjesë 24 reprezentacione, të ndara në 4 grupe, me nga 6 pjesëmarrëse.

Në mesin e tyre është përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, e cila do të garojë në Grupin B së bashku me Ukrainën, Çekinë dhe Austrinë.

Maqedonia e Veriut duelin e parë do ta zhvillojnë të premten, ku përballë do ta ketë Ukrainën, ndërsa më 12 janar takohet me Çekinë, e me 14 janar, do të kenë përball Austrisë.

Dy kombëtaret më të mira në grup kalojnë në fazën e dytë.