Sonte fillon Premier League

Sonte do të startojë një nga ligat më të forta në botë, Premier League. Ndeshja e parë e këtij kampionati do të zhvillohet në “ Old Trafford” ku djelmoshat e Mourinhos do të presin Leicester City-n me fillim nga ora 21:00.

Marketing

Ndeshjet tjera do të zhvillohen në vikend, e më interesantja pritet të jetë ajo e së dielës ku do të takohen Arsenal dhe Manchester City, ku pas ndryshimeve që këto dy ekipe kanë bërë gjatë afatit kalimtar priten me shumë entuziazëm nga fansat e tyre.

Ndeshje tjetër që vlen të përmendet është ajo mes Liverpool dhe West Ham që do të zhvillohet poashtu të dielën.
Në Angli tashmë ka përfunduar afati kalimtar dhe ekipet nuk do të mund të bëjnë më transferime.

Marketing