Sonte kryendeshja zhvillohet në ”Camp Nou”

Mbrëmë, janë zhvilluar tetë ndeshje në kuadër të rrethit të tretë të fazës së grupeve në Champions League.

Marketing

Ndeshja kryesore u zhvillua në ”Old Trafford” mes Manchester Unitedit dhe Juventusit, fitues i së cilës ishte ”Zonja e Vjetër”, me rezultat, 1-0.

Ndërsa, edhe sonte zhvillohen tetë ndeshje në kuadër të kësaj faze, por kësaj radhe do të kemi përballje atraktive e më interesante.

Padyshim, kryendeshja e sontme zhvillohet në ”Camp Nou” mes Barcelonës dhe Interit, ku katalunasit pa Leo Messin synojnë fitoren ndaj ”Nerazzurrëve”.

Ndeshje interesante zhvillohet edhe në ”Parc des Princes” mes Paris Saint-Germain dhe Napolit.

Për fund, Dortmundi është sonte nikoqir i Atletico Madridit në Gjermani, dhe listën e plotë të ndeshjeve të sontme mund t’i shikoni në foton e mëposhtme.

Marketing