Sonte luhet finalja e Superkupës së Gjermanisë, Bayern dhe Dortmund gati për spektaklin

Sonte do të vendoset gjithçka rreth fatit të Superkupës së Gjermanisë, në përballjen mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munich.

Marketing

Vendi i parë dhe i dytë i Bundesliga në sezonin e kaluar, do të vihen përballë njëra tjetrës në ‘Signal Iduna Park’, për të kontestuar Superkupën e Gjermanisë

Fituesi i Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë, Bayern Munich, do të synojë të nis edicionin e ri me një trofe.

Kjo punë nuk pritet të jetë aspak e lehtë, pasi para tifozëve të vet, Dortmund do të synojë maksimumin.

Ndeshja ndërmjet Dortmund dhe Bayern Munich do të fillojë në ora 20:30. Drejtësia në këtë takim do të ndahet nga Daniel Siebert.

Marketing