Sonte në Youtube lansohet albumi i Ledri Vulës

Ledri Vula publikon sot albumin ’10/10′.

Marketing

Ledri Vula i ka njoftuar ndjekësit e tij se albumi i shumëpritur ’10/10′ do të lansohet sonte në Youtube.Këtë e bëri nëpërmjet një postimi në Instagram pranë të cilit falënderon të gjithë bashkëpunëtorët dhe ata të cilët e kanë mbështetur dhe vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë edhe sot.

“Albumi 10/10 sonte del komplet ne Youtube. Kete album ja kom pas borxh fansave, dostave, vetes e edhe vet muzikes qe e boj. Situata neper te cilen po kalojm sna ka lon me realizu qysh e kemi menu, por cdo gje e ka te miren dhe te keqen e vete. E mire se albumi megjithate ka arrite me dal dhe e keqja qe s’kom mujt me e nda personalisht me publikun ne koncerte. Por ajo kohe po vjen me kismet. E me kismet po vijne edhe projekte te reja. Faleminderit krejt njerzve qe jon pjese e ketij projekti. Gjithashtu faleminderit krejtve per suportin dhe komentet e mira”, u shpreh Ledri ndërsa fansat mezi po presin publikimin e projekteve muzikore.

Marketing