Sonte,nis matja verore e kohës

Sonte fillon llogaritja verore e kohës, ora do të shkojë 60 minuta përpara. Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para duke shënuar 03:00. Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë. Këtë vit, e diel më 29 mars shënohet fillimi i llogaritjes verore të kohës. Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas. Nga viti 2021 duhet të hyjë në fuqi propozimi për shfuqizimin e llogaritjes së obligueshme të zhvendosjes së orës në vendet e Bashkimit Evropian. Propozimi u miratua nga ana e Parlamenti Evropian, por megjithatë çdo anëtar i Unionit do të ketë mundësi të zgjedhë nëse do të mbetet në llogaritjen verore ose në llogaritjen e dimërore të kohës.

Marketing
Marketing