Soolking i tronditur pas tragjedisë në koncert, sqaron si qëndron e vërteta

Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur në një koncert në Algjeri.

Marketing

Reperi i njohur Soolking, mbrëmë ka mbajtur koncert në kryqytetin algjerian, shkruan lajmi.net.

Meqë ka famë të madhe, reperin ishin mbledhur ta shohin numër i madh i publikut, e bashkë me të edhe disa artistë.

Në mesin e tyre ishte edhe këngëtarja Dhurata Dora, me të cilën kënduan hitin “Zemër”, i cili ka thyer disa rekorde.

Por, në koncert ndodhi një tragjedi, ku mbetën të vdekur pesë persona dhe shumë të tjerë të lënduar.

Autoritetet ende nuk i kanë bërë të ditura shkaqet, por sipas medieve të huaja, dyshohet se shkak ishte numri i madh i publikut që rezultoi në shtypje të viktimave.

Pas gjithë kësaj, ka reaguar Soolking, i cili përmes një positmi ka shprehur dhimbjen për rastin.

Ai tha se ndjehet i tronditur nga kjo që ndodhi, por sqaroi se ai dhe këngëtarët e tjerë që kënduan në atë skenë nuk kanë qenë në dijeni për atë që ndodhi, për këtë shkak edhe e kanë vazhduar koncertin.

Madje, bëri të ditur se e gjithë ngjarja ka ndodhur jashtë stadiumit ku po mbahej koncerti, ku ishin përleshur një grup qytetarësh.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I SOOLKING, PA NDËRHYRJE:

“Mësova me frikë vdekjen e 5 personave të pafajshëm, si rezultat i një përleshjeje që ndodhi pak para orës 20:00 të mbrëmjes, jashtë stadiumit. Kësaj i shtohet një numër i konsiderueshëm i të plagosurve.

Është një trishtim i pafalshëm që na ka pushtuar të gjithëve pasi u njoftuam rreth kësaj tragjedie. Të gjithë jemi të shkatërruar dhe të tronditur, por e dimë se nuk është asgjë para dhimbjes që familjet dhe të afërmit e viktimave mund të ndiejnë.

As unë dhe artistët që më shoqëronin në skenë nuk ishim të vetëdijshëm për këtë dramë dhe pasojat e saj të dhimbshme para dhe gjatë koncertit, gjë që shpjegon faktin që ne vazhduam performancën tonë. Askush nga ne nuk do të kishte dalë në skenë pasi ta kishim kuptuar këtë lajm fatal.

Ne ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe i lutemi Zotit të mëshirshëm t’i mirëpresë ata në parajsën e tij të gjerë.

Ne e dimë se asnjë fjalë nuk mund të lehtësojë dhimbjen e familjeve dhe ne jemi me gjithë zemër me ta. ë ë ë ë ë
Zotit i përkasim dhe tek Ai do të kthehemi”.

https://www.instagram.com/soolkingofficiel/?utm_source=ig_embed