Sot bëhet spërkatje kundër insekteve në Kumanovë

Në parkun tek pishina e mbyllur e qytetit në Kumanovë, sot do të bëhet spërkatje kundër insekteve.

Marketing

Komuna e Kumanovës porosit qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe t’i ikin qëndrimit të gjatë në hapësirat ku do të bëhet spërkatje, përcjell Telegrafi Maqedoni. Të hënën dhe të martën, në rajonin e qytetit do të bëhet dezinsektim kundër rriqrave, me qëllim që të parandalohet përhapja e sëmundjeve ngjitëse.

Me dezinsektimin do të përfshihen hapësirat e gjelbra dhe me lule të qytetit, institucionet publike, sheshi dhe parku i qytetit.

Marketing