Sot ceremonia e FIFA Best Awards, ja të gjitha çmimet që do jepen

Për herë të katërt tashmë do mbahet ceremonia e FIFA Best Awards, e cila kësaj here është vendosur në Milan.
Ky është edicioni i katërt i FIFA Best Awards, i zbuluar pasi organi botëror i futbollit përfundoi marrëveshjen me Topin e Artë.Një version i Ballon d’Or është akorduar nga revista France Football që nga viti 1956, por u bashkua me çmimin ‘Fifa World Football of the Year’ nga 2010 deri në 2015.

Organi drejtues më pas prezantoi ‘Çmimet më të mira të futbollit Fifa’, me portugezin Ronaldo, që fitoi për herë të parë çmimin kryesor në vitin 2017.Rreht ores 19:00 / 19:30 do të nis edhe ceremonia e sotme, e cila do zgjas 1 orë e gjysmë.Çmimet që do jepen në natën e sotme: Futbollisti më i mirë (Çmimi kryesor):Cristiano Ronaldo (Juventus/Portugal), Lionel Messi (Barcelona/Argentina), Virgil van Dijk (Liverpool/Netherlands)Futbollistja më e mirë:Lucy Bronze (Lyon/England), Alex Morgan (Orlando Pride/USA), Megan Rapinoe (Reign FC/USA)Trajneri më i mirë:Pep Guardiola (Manchester City), Jurgen Klopp (Liverpool), Mauricio Pochettino (Tottenham)Trajnerja më e mirë:Jill Ellis (USA), Phil Neville (England), Sarina Wiegman (Netherlands)Portierja më e mirë:Christiane Endler (Paris St-Germain/Chile), Hedvig Lindahl (Wolfsburg/Sweden), Sari van Veenendaal (Atletico Madrid/Netherlands)Portieri më i mirë:Alisson (Liverpool/Brazil), Ederson (Manchester City/Brazil), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona/Germany)Çmimi Puskas (Goli më i mirë):Lionel Messi (Barcelona v Real Betis), Juan Quintero (River Plate v Racing Club), Daniel Zsori (Debrecen v Ferencvaros).

evn