Sot Dani mban koncert, nga Peja për tërë Kosovën

Ramadan Krasniqi sot do të mbajë koncert në Pejë.

Marketing

Koncerti i tij do të mbahet te Parku i Paqes, dhe do të fillojë nga ora 20:45. Koncertin mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Klan Kosova.

Dani do të interpretojë live disa nga këngët e tij më të njohura ndër vite, për të argëtuar publikun shqiptar në këtë kohë krize të koronavirusit, në pamundësi për të mbajtur një koncert në rrethana normale.

Koncert së fundi mbajtën edhe Sabri Fejzullahu në “Fadil Vokrri”, dhe Xeni në Gjakovë, mirëpo këtij të fundit iu ndërpre.

Marketing