Sot dita e Sensit, mesfushori nënshkruan për 5 sezone me Interin

Pas Diego Godin dhe Valentin Lazaros, që u prezantuan dje, sot në shtëpinë zikaltër ishte dita e Stefano Sensit.

Marketing

Mesfushori i ardhur nga Sassuolo, kaloi me sukses testet mjekësore dhe më pas nënshkroi kontratën që do ta lidhë me Interin për 5 sezonet e ardhshme.

“jam shumë i lumtur për zgjedhjen që kam bërë. Na pret një sezon mjaft i mirë. Forca Inter”, ishin fjalët e para të thëna nga mesfushori, menjëherë pasi hodhi firmën mbi kontratë.

Në arkat e Sassuolos shkuan 5 milionë euro për huazimin një vjeçar të mesfushorit, ndërsa Interi mund ta blejë përfundimisht Sensin në fund të sezonit të ardhshëm, duke paguar edhe 20 milionë euro të tjera.