Sot do të votojnë 1.859 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm

Për referendumin më 30 shtator për votim janë paraqitur 1.859 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm në 69 nga 80 komunat. Votimi për ta do të zbatohet sot, kur anëtarët e këshillave zgjedhorë do t’i vizitojnë në shtëpitë e tyre.

Marketing

Më shumë të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim janë paraqitur në Demir Hisar – 145, në Prilep – 143, në Strumicë – 107 dhe në Kriva Pallankë – 100. Në zgjedhjet lokale në vitin 2017 për votim janë paraqitur mbi 5.400 të sëmurë dhe persona të pafuqishëm.

Marketing