Seanca e sotme e rastit “Dhuna në Komunën Qendër” është shtyrë për shkak se i akuzuari Mitko Pecov është sëmurë dhe nuk ka marrë pjesë në seancë, ndërsa prokurorja Fatime Fetai ka urdhëruar që të arrestohet dhe të sillet në Gjykatë me policë seancën e ardhshme, transmeton Portalb.mk.

Në gjykim duhej të dëshmojë ish-kryesuesi i Këshillit të Komunës Qendër, Mirosllav Shipoviq, i cili gjithashtu nuk u paraqit në seancë.Ish-kryeministri, Nikolla Gruevski vonoi 15 minuta në gjykim.

Në këtë rast për një të akuzuar inspektori ka konstatuar se mjekët kanë bërë lëshime në dhënien e vërtetimit të pushimit mjekësor.

Ndryshe, në rastin “Dhuna në Komunën Qendër” të akuzuar janë ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe 9 persona të tjerë.

Ata ngarkohen për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave përpara Komunës Qendër në qershor të vitit 2013.

Në gjykimin e deritanishëm për këtë lëndë, fajin e kanë pranuar i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë, Jordan Ristevski dhe kanë marrë dënime me kusht. Për të akuzuarin e 7-të, Dimçe Kërstevski është duke u udhëhequr procedurë e ndarë.