Sot fillon distribuimi i fletëvotimeve për referendumin e së dielës

Nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” nga Manastiri mëngjesin e sotëm duhet të fillojë distribuimi i fletëvotimeve për referendumin për emrin e caktuar për të dielën.

Marketing

Të drejtë vote në prononcimin plebiscitar kanë 1.806.336 fletëvotime, të regjistruar në Listën zgjedhore. Ekipe të KSHZ-së do t’i ndërmarrin fletëvotimet do t’i dërgojnë drejtpërdrejtë në komisionet komunale zgjedhore, të cilat sipas drejtuesit të KSHZ-së janë të detyruar një ditë para ditës së mbajtjes së referendumit ta dorëzojnë në këshillin zgjedhor.

Referendumi do të zbatohet në 3,480 vendvotime në 80 komuna në vendi dhe në Qytetin e Shkupit.

Të sëmurit, të plogështit, personat në paraburgim shtëpiak, të burgosurit dhe shtetasit e Republikës së Maqedonisë në vendet e huaja votojnë një ditë para referendumit, respektivisht më 29 shtator.

Pyetja e referendumit është: A jeni për hyrje në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”, ndërsa votuesit që do të dalin në referendum me rrethim me stilolaps të kaltër duhet të prononcohen me “për” apo “kundër”.
Votimi më 30 shtator fillon në ora 7 të mëngjesit dhe përfundon në ora 19.

KSHZ-ja, rezultatet fillestare nga referendumi të marra në rrugë elektronike i publikon në mënyrë radhazi, ndërsa rezultatet në bazë të të dhënave nga proces-verbalet dhe materiali i përgjithshëm votues nga KKZ-ja në afat prej 24 orëve pas pranimi të procesverbaleve dhe materialit të përgjithshëm votues nga të gjitha KKZ-të.
Rezultatin nga votimi, KKZ-ja do ta publikojë në “Gazetën zyrtare” në afat prej 15 ditëve nga dita e mbajtjes së referendumit.

Marketing