Sot fillon regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme të Maqedonisë

Në shkollat e mesme sot dhe nesër do të bëhet paraqitja e parë për regjistrimin e nxënësve në vitin e parë në arsimin e mesëm të vitit shkollor 2019/2020.

Marketing

Lista me rezultatet dhe vendet e lira nga paraqitja e parë do të publikohen më 19 qershor. Paraqitja e dytë për regjistrimin e nxënësve do të bëhet më 24 dhe 25 qershor, ndërsa e treta më 1 korrik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Konkursi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës siguron 35.690 vende të lira për nxënësit, prej të cilëve 24.581 në gjuhën maqedonase, 10.123 në gjuhën shqipe, 952 në gjuhën turke dhe 34 në gjuhën serbe.

Për gjimnazin janë paraparë 10.713 vende të lira, për arsimin e mesëm profesional katërvjeçar janë paraparë 18.356 vende të lira, për arsimin e mesëm profesional trevjeçar 5490 vende të lira, ndërsa për arsimin e mesëm profesional dyvjeçar ka 408 vende të lira.

Ministria e Arsimit ka njoftuar se në vitin e ri shkollor do të zbatohen plane të reja mësimore.