Në seancën e sotme në Gjykatën Penale për tentim-vrasjen e deputetit Ziadin Sela gjatë ngjarjeve të Sot thuhen fjalët përfundimtare për dhunën ndaj Ziadin Selës

27 prillit të vitit të kaluar, prokurori Darko Jakimovski dhe avokatët e të akuzuarve duhet të thonë fjalët përfundimtare.

Në seancën e fundit Stojan Pavleski u dënua me tre vite burg, ndërsa Cejo Georgievski me një vit e dy muaj burg. Në dënimin për këta të akuzuar llogaritet edhe koha që kanë kaluar në burg, ndërsa të dy duhet të paguajnë të gjitha harxhimet, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kryetarja e Këshillit Gjyqësor Sllavica Andreevska, në seancën e kaluar tha se dallimi në dënim është për shkak se Stojan Pavleski është i parë që është futur në Kuvend dhe është drejtuar drejt deputetëve.

Për tentim-vrasjen e Selës, sipas aktit prokuror të akuzuar janë Kire Georgievski, Oliver Oshakovski, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Dellov.