Sot hapet rruga Shkup – Prishtinë, paralajmërimi nga ministri Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në një intervistë në emisionin “Puls” të KTV-së, ka treguar se kur do të lëshohet për qarkullim rruga Kaçanik – Han i Elezit.

Marketing

Ai tha se kjo do të bëhet qysh sot (e martë) me fillim nga ora 9.

“Them që nesër në ora 9:00 në mëngjes do të lëshohet rruga për qarkullim dhe mendoj se i kemi kryer punët në afat”, ka thënë Lekaj, raporton Koha.net.

Rruga Kaçanik – Han i Elezit ka qenë e mbyllur që nga data 8 maj e këtij viti nga Ministria e Infrastrukturës e cila pati thënë se kjo po bëhet si pasojë e rrezikut që paraqet ajo rrugë.

Mbyllja e saj erdhi pas rastit tragjik të humbjes së jetës së dy policëve, Malsor Dashi dhe Armend Trena, të cilët ranë në lumin Lepenc më 28 prill, kur vetura e tyre zyrtare ra në lumë.

Marketing