Interpelanca për punën e ministrit të jashtëm, Nikolla Dimitrov e ngritur nga deputetët e VMRO-së sot do jetë para deputetëve. Rreth interpelancëa duhej të debatohej gjtë ditës së djeshme, por kjo u shty për sot për shkak të obligimeve që kishte dje ministri Dimitrov.

24 deputetët e VMRO-DPMNE-së, që nënshkruan iniciativën nënvizuan se “ministri Dimitrov funksionin e ka kryer me neglizhencë dhe nënvlerësim ndaj popullit, veçanërisht me anë të deklaratave të tij publike në Kuvend, në mënyra jashtëzakonisht poshtëruese për kombin maqedonas duke e quajtur ‘komb me komplekse’, me të cilin e ka dëmtuar reputacionin dhe dinjitetin e popullit maqedonas dhe të gjithë kombit të Republikës së Maqedonisë si një shtet i pavarur duke marrë parasysh se bartës të sovranitetit janë pikërisht qytetarët.”