Sot janë bërë katër vite që prej kur një momenti emocional kaploi zemrat e shqiptarëve anë e mbanë botës në ndeshjen, Serbi Shqipëri.

Isha ora, 21:27 në Beograd, në ndeshjen në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian, ”Euro 2016”.

Protagonisti kryesor i dronit në Beograd, Ismail Morina, i njohur si ”Ballisti”, ka kujtuar momentin emocional të para katër vitesh.

Për këtë, Morina ka shkruar në rrjetin social, Facebook, duke shkruar në tri gjuhë të ndryshme.

”Gezuar ditelindjen neve! Happy birthday to us! Buon compleanno a noi! 21:26 –14/10/2014. 4”, ka shkruar Morina.
”Ballisti” ishte përballur me drejtësinë pas këtij momenti, teksa deri këtë vit ishte duke vuajtur nëpër burgje.
Shqipëria e fitoi ndeshjen në fjalë me rezultat zyrtar, 3-0, duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian.

 

 

Artikulli paraprakDisa statistika përpara sfidës së rëndësishme të kuqezinjve me Izraelin
Artikulli tjetërAleatët bavarezë të Merkel nën ethe, rrezikojnë humbjen në zgjedhje