Sot luhen gjashtë ndeshje tejet interesante në futbollin Evropian: Vëmendja tek Inter – Juventus

Futbolli evropian do të na dhurojë sot gjashtë duele jashtëzakonisht interesante.

Marketing

Premierliga, La Liga dhe Serie A do të përkujdesën që të na tregojnë një prej xhirove më interesante të këtij fillim sezoni.

Në kuadër të Premierligës do të zhvillohen katër ndeshje, ku luajnë skuadrat e Arsenal (Bournemouth), Manchester City (Wolverhampton), Chelsea (Southampton) dhe Man Utd (Newcastle), transmeton lajmi.net.

Edhe La Liga do të përkujdeset që të dhurojë një ndeshje prej më interesanteve, ku përballë do të vihen Barcelona dhe Sevilla. Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 21:00.

Kurse, primatin e kësaj fundjave mban Serie A, me ‘Derby d’Italia’, Inter – Juventus. Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 20:45.

Inter futet si lider i tabelës në këtë ndeshje, por me vetëm dy pikë më shumë sesa Juventus. Forma e lartë e këtyre dy skuadrave bën që kjo ndeshje të pritet me padurim.

Marketing