Sot mbahet takimi i liderëve të partive politike

Liderët e partive politike sot mblidhen tek presidenti Stevo Pendarovski. Nga kabineti i Presidentit konfirmojnë se takimi do të mbahet sot në ora 13 dhe të ftuar janë liderët politik Zaev, Mickoski, Ahmeti, Sela, Gashi, Kasami dhe Thaçi.

Marketing

Pos tyre, ftesa kanë marrë edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe kryeministri, Oliver Spasovski.

Në komunikatë nuk potencohen temat që do të diskutohen por më herët Pendarovski kishte deklaruar se përveç për situatën aktuale me pandeminë, liderët do të bisedojnë edhe për datën eventuale të organizimit të zgjedhjeve.

LSDM-ja vlerëson se nuk janë të nevojshëm dy muaj për organizimin e tyre.

Megjithatë partitë politike mbeten me qëndrime të ndryshme për datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Marketing