Sot mbeti pa kryeshef, Trepça nga data 18 prill mbetet edhe pa bord

Enes Muzaqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeshefit të Ndërmarrjes Publike Shoqërore “Trepça Sh.A”.

Këtë e ka konfirmuar anëtari i Bordit të Përkohshëm të drejtorëve të Trepçës, Shyqiri Sadiku. Sadiku ka bërë të ditur se dorëheqja e Muzaqit ka ardhur për arsye shëndetësore kurse në vend të tij është emëruar Rafet Ibishi.

“Enes Muzaqi ka dhënë dorëheqje për probleme shëndetësore dhe familjare. Dorëheqjen e ka miratu bordi. Në vend të tij me automatizëm është emëru zëvendësi i tij, z.Rafet Ibishi”.

Marketing

Sadiku ka thënë se Muzaqi ka treguar performancë të mirë, sidomos në pjesën e parë të këtij viti.

Ai ka bërë të ditur se për procedura të ardhshme do të vendos Qeveria dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Sadiku tha se mandati i Bordit të Përkohshëm të drejtorëve skadon më 18 prill dhe se nuk i dinë hapat e mëtejmë.

“Tash varet prej Qeverisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Tash s’ka edhe bord. Bordit të përkohshëm i skadon mandati më 18 prill”, ka thënë ai.

Marketing