Sot mbyllet Ambasada Amerikane në Tiranë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook se do jetë e mbyllur sot, duke theksuar se shërbimet konsullore nuk do të ofrohen të mërkurën. Ky vendim vjen në nderim të ‘Ditës Kombëtare të Zisë’ për Presidentin George H.W. Bush. “Ambasada Amerikane në Tiranë do të jetë e mbyllur nesër, e mërkurë, 5 dhjetor, në nderim të Ditës Kombëtare të Zisë për Presidentin George H.W. Bush.

Marketing

Do të rifillojmë punën si zakonisht të enjten, 6 dhjetor. Shërbimet konsullore nuk do të ofrohen të mërkurën, 5 dhjetor. Të gjitha takimet konsullore janë shtyrë për të premten, 7 dhjetor – ju lutemi të kontrolloni adresat tuaja të postës elektronike për më shumë informacion. Faleminderit!”, thuhet në njoftimin e publikuar nga ambasada.

Marketing