Sot nata e dytë e Fest ’58

Nga “Ktheju Tokës” fituese e Fest ’57 në “Rrjedh në këngë e ligjërime” një nga këngët emblematike të muzikës shqiptare, nata e parë e Festivalit të 58 të Këngës, një krijim ekskluziv i RTSH la mbresa të thella!
Pas orësh të të tëra me prova intensive në RTSH dhe në Pallatin e Kongreseve, Festivali i 58-të i Këngës nisi mbrëmjen e kaluar duke përmbushur të gjitha pritshmëritë. Regjisorja e njohur Vera Grabocka dhe prezantuesja Alketa Vejsiu, ishin kujdesur për të sjellë një spektakël të nivelit më të lartë.
Publiku shijoi 10 këngët e përzgjedhura, të cilat prej 10 ditësh gjenden edhe në faqen e rtsh.al.
I pari u ngjit në skenën e festivalit Bojken Lako me këngën “Malasen”, më tej Kanita me këngën e titulluar “Ankth”, Devis Xherahu me “Bisedoj me serenadën”, Sara Bajraktari me “Ajër”, Genc dhe Nadia Tukiçi me këngën “Ju flet Tirana”, Kamela Islamaj me këngën “Më ngjyros”, Elvana Gjata me këngën “Me Tana”, Aldo Bardhi me “Melodi”, Renis Gjoka me “Loja” dhe Albërie Hadërgjonaj me “Ku ta gjej dikë ta dua”.
Sot në natën e dytë të Fest ’58 priten 10 këngë të reja. Sipas radhës në skenë do të ngjiten Kastro Ziso me “Asaj”, Tiri Gjoci me “Me gotën bosh”, Olta Boka me “Botë për dy”, Era Rusi me “Eja merre”, Wendi Mancaku me “Ende”, Robert Berisha me “Ajo nuk është unë”, Gena me “Shqiponja e lirë”, Eli Fara dhe Stresi me “Bohem”, Arilena Ara me “Shaj” dhe Valon Shehu me “Kutia e Pandorës”.
Ashtu si dhe këngët e natës së parë edhe këngët e natës së dytë, si temë kryesore të tyre kanë dashurinë, shoqërinë, jetën e përditshme të njerëzve, por edhe jetën politike.
Ashtu si natën e parë organizatorët e festivalit do të sjellin mjaftë surpriza të cilat mbeten për tu zbuluar. Në natën e tretë të festivalit do të konkurojnë vetëm 10 këngë, prej të cilëve juria me ekspertë vendas dhe të huaj do të përzgjedhin edhe këngën fituese të Fest ’58 e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, i cili për vitin 2020 mbahet në Hollandë.

Marketing
Marketing