Sot ndeshja FC Shkupi vs Akademia Pandev , paratë donacion në Durrës

Ekipi i F.C. Shkupit sot në stadiumin e Çairit do të zhvillojë ndeshjen e xhiros së 16-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut kundër Akademia Pandevit, ndërsa për këtë takim kryesia e klubit kanë marrë vendim që paratë e tubuara nga shitja e biletave do të dorëzohen për ndihmë në qytetin e Durrësit të Shqipërisë.
Kjo iniciativë u morrë dje nga drejtuesit e klubit bardheblu, për tu solidarizuar dhe ndihmuar sado pak familjet e viktimave që humbën jetën në termetin me përmasa katastrofale.Një biletë për të shikuar ndeshjen FC Shkupi vs Akademia Pandev në stadiumin e Çairit kushton vetëm 100 denarë. Takimi nis në orën 13:00.

Marketing
Marketing