Sot në protestë punonjësit e gjykatave, kërkesat për rrogat

Punonjësit administrativ të gjykatave në Shkup sot do të protestojnë për rritjen e rrogave. Prej orës 9 e 30 minuta deri në orën 11, nesër gjykatat e vendit do të paralizohen, pasi që punonjësit e tyre do t’i lënë vendet e tyre të punës dhe do të dalin në protestë para gjykatave.

Marketing

Sindikata që i përfaqëson të drejtat e nëpunësve gjyqësor nuk pajtohet me vendimin e Këshillit gjyqësor buxhetor, që gjykatësit të marrin rritje të shtesës së rrogës prej 6000 deri 8000 denarë në muaj kurse nëpunësit prej 500 deri në 1500 denarë.

Shumë prej institucioneve dhe ndërmarrjeve shtetërore janë të pakënaqur për rritjen e pabarabartë të pagave në sektorin publik. Ndryshe, edhe para tre vitesh nëpunësit gjyqësor i braktisën vendet e punës dhe u hodhën në grevë.

Për shkak të grevës së të punësuarve pagat u janë shkurtuar, ndërsa sindikata prej vitit 2016, deri sot rregullisht kërkon t’u kthehen paratë atyre që e mbështetën grevën.

Marketing