Sot nënshkruhet marrëveshja e dytë e lehtësuar nga Grenell, Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për hekurudhat

Duket se edhe negociatat për hapjen e korridorit hekurudhor Prishtinë-Beograd, pas linjës ajrore, sot do të marrin fund.

Marketing

Nga Munihu lajmi.net merr vesh se nesër në mëngjes do të nënshkruhet edhe Marrëveshja për Transportin Hekurudhor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila ishte negociuar në zyrën e ambasadorit Grenell para disa javësh nga palët negociuese të të dyja shteteve.

Përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës ishin takuar disa javë më parë në Ambasadën Amerikane në Berlin me homologët e tyre serbë, për të biseduar për mundësinë e hapjes së korridorit hekurudhor Prishtinë-Beograd.

Në këtë takim të ndërmjetësuar nga ambasadori Richard Grenell, i cili është edhe i dërguari special i Presidentit Trump për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, palët ishte thënë se kanë zhvilluar “diskutime konstruktive”, dhe i kanë përafruar qëndrimet që së shpejti do të çonin në një marrëveshje.

Marketing