Sot pritet të organizohet protestë nga stafi punues në klinikën “Nënë Tereza” në Shkup, mëson “Zhurnal”. Jozyrtarisht, nisma e më shumë se 200 punonjësve në klinikë, dhe e mbështetur nga Sindikata, nesër, gjatë pushimit të paraparë me ligj prej gjysmë ore, nga 10 deri në 10.30 minuta, për gjysmë ore do të mbajnë protestë kundër vendimit të Këshillit të Qytetit të Shkupit për të rritur çmimin e parkingut, nga 300 në 800 denarë.

“Përveç se rritja reflekton drejtpërdrejtë në buxhetin tonë, kryetari i bashkisë direkt me një deklaratë personale na dëmtoi thellë dinjitetin tonë! Përveç se nuk pranojmë në mënyrë eksplicite vendimin, do të ofrojë sugjerime dhe zgjidhje të shëndetshme në interesin tonë dhe për pacientët! Hapi i radhës është që të bllokohet parkimi nga dita e nesërme”, thuhet në deklaratën nga organizatorët e grevës.