Sot për herë të parë në Maqedoni nuk u fal namazi i Xhumasë

Sot për herë të parë në Maqedoninë e Veriut nuk u fal namazi i xhumasë, për shkak të gjendjes me virusin Covid-19, dhe rrezikut të përhapjes së tij.

Marketing

Këtë vendim për mos faljen e xhumasë, e shpalli Bashkësia Fetare Islame ditë më parë në një paraqitje para mediumeve.
“Pezullohet falja e namazit të xhumasë nëpër gjithë xhamitë e vendit, dhe për këtë besimtarët islam kanë për obligim të falin namazin e drekës në shtëpit e tyre”, tha mes tjerash kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi.

Ky vendim do të jetë në fuqi derisa nuk ka përmirësim të situatës, që të mundësoj BFI-në të sjell vendim tjetër.

Marketing