Sot përballja e dy trajnerëve më spektakolar në botë

Jurgen Klopp përballë Pep Guardiolës, tingëllon butë, por në realitet është një nga bukuritë më të mëdha që ofron futbolli.

Marketing

Dy trajnerët me futbollin më spektakolar në planet do të përballen edhe një herë përballë njëri tjetrit.

Askush nuk e ka mposhtur më shumë Pep Guardiolën se sa Jurgen Klopp. Në 15 ndeshjet në karrierë që kanë patur ndaj njëri tjetrit, Klopp ka fituar 8 përballje, ka pësuar pesë herë dhe dy herë ndeshjet kanë përfunduar në barazim.

Gjermani dhe spanjolli gëzojnë respektin e futbolldashësve kudo në botë për futbollin sulmues, për mënyrën se si i ndërtojnë ekipet e tyre dhe për shpirtin që i japin skuadrës në secilën ndeshje.

Ndeshja e sotme po pritet të thyej të gjitha rekordet e shikueshmërisë në Premierligë pasi që vije në një moment delikat për të dy skuadrat.

Liverpooli me një fitore të mundshme sot do të “gozhdonte” titullin, ndërsa City me fito do të rikthehej në garën për titull.
Ndeshja fillon sot në orën 21:00.

Marketing