Sot përfundon debati për Propozim-Buxhetin e vitit 2020

Në Kuvend sot duhet të përfundojë diskutimi për Propozim – Buxhetin shtesë për vitin 2020.

Marketing

Gjatë katër ditëve të kaluara, opozita e kritikoi Buxhetin e propozuar me vlerësim se ai nuk është zhvillimor dhe paraqet blerje parazgjedhore të votave. Sipas opozitës, Propozim – Buxheti do të shkaktojë pasoja me ndikim të gjerë mbi ekonominë.

Për LSDM-në, projeksionet në Buxhet janë në pajtim me rritjen e ekonomisë vendase, dhe ata janë në drejtim të stabilitetit fiskal.

Debati për Propozim-Buxhetin filloi të hënën dhe sipas Rregullores për punë të Kuvendit, duhet të përmbyllet sot. Propozim-Buxheti u gjet në seancë plenare pasi paraprakisht përfundoi diskutimi për amendamentet për këtë dokument në Komisionin për financim dhe buxhet.

Marketing