Sot-dita e fundit për parashtrimin e kërkesave për shfrytëzimin e shërbimit rekreacion klimaterik në banjë për vitin 2020

Fondi Pensional dhe Invalidorë i RMV-së, njofton se të gjithë përfituesit e pensionit se sot ësht dita e fundit të parashtrimit të kërkesave për shfrytëzimin e shërbimit rekreacion klimaterik në banjë.

Marketing

Sot ( 14 shkurt) parashtrohen kërkesat për shfrytëzimin e shërbimit rekreacion klimaterik në banjë.

Shërbimi për shfrytëzimin e shërbimit Rekreacion klimaterik në banjë mund të shfrytëzohet vetëm një herë, në periudhën prej muajit mars deri në nëntor të vitit 2020, në kohëzgjatje prej 7 ditëve.

Shërbimin mund ta shfrytëzojnë personat – përfitues të pensionit të pleqërisë, invalidorë dhe familjarë.

Për shfrytëzimin e shërbimit rekreacion klimaterik në banjë është e nevojshme të parashtrohet kërkesë në filialet dhe ekspoziturat e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, sipas vendbanimit të përfituesit të pensionit. Kërkesën e jep Njësia Rajonale e Fondit të SPIMV-së.

Përfituesit e pensionit të cilët në vitin 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016, 2017, 2018 dhe 2019 kanë shfrytëzuar shërbimin Rekreacion klimaterik në banjë apo shërbimin vikend turistik falas, nuk mund të shfrytëzojnë shërbimin Rekreacion klimaterik në banjë në vitin 2020

Marketing