Sot pritet të arrijë dërgesa e parë e vaksinave Pfizer

Sipas paralajmërimeve të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot në Maqedoninë e Veriut pritet të arrijë dërgesa e parë e vaksinave Pfizer.

Marketing

Kjo dërgesë numëron 10 mijë doza të vaksinave të “Pfizer”, ndërsa 10 mijë tjera pritet të arrijnë më 26 prill.

“Të hënë presim të arrijnë vaksinat e Pfizer”, deklaroi Filipçe ditë më parë.

Sqaroi, se vaksinat do të dërgohen me transport ajror në Sofje, që më pas, me transport special të sillen në Shkup.

Me këto vaksina do të vaksinohen të moshuarit, të cilët deri tani janë imunizuar me vaksinën Sputnik V dhe AstraZeneca.

Në fund të muajit prill, pritet të arrijnë edhe 200 mijë doza të vaksinave kineze. Me këto doza, pritet të sigurohet vazhdimësia e procesit të imunizimit.