Sot pritet të zgjidhet drejtori i AOT-së dhe revizori kryesor shtetëror

Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot do të mbajë seancë në të cilën duhet të propozohen zgjedhje e drejtorëve të disa institucioneve dhe anëtarë të komisioneve, midis të cilëve edhe i Agjencisë Operative-Teknike – AOT dhe revizori kryesor shtetëror.

Marketing

Gjithashtu pritet që Komisioni të sjellë propozim-vendim për ndryshim të Vendimit për shumën e kompensimit të deputetëve për shfrytëzim të automobilit në pronësi personale për qëllime zyrtare dhe kompensim të shpenzimeve për taksa rrugore dhe të sjellë vendim për konfirmim të shumës së kompensimit për qiranë e banesës.

Deputetët duhet të konfirmojnë propozim për zgjedhje të revizorit kryesor shtetëror të Entit Shtetëror për revizion, për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për vendosje në shkallë të dytë në sferën e Mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse, të konfirmojnë koeficient për pagë të drejtorit të Agjencisë Operative-Teknike dhe të konfirmojnë Propozim-vendim për zgjedhje të drejtorit të AOT-së.

Pritet që nesër gjithashtu të konfirmohet Propozim-vendimi për zgjedhje të të zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale, për ndryshim të kryetarit dhe anëtarët e Komisionit për mbrojtje të konkurrencës, për emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për mbrojtjen e të drejtës së qasjes së lirë deri te informatat me karakter publik, për shkarkim të anëtarit të Këshillit shtetëror për parandalim të delikuencës fëmijërore, si dhe për emërim të një anëtari të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve.

Komisioni kuvendor duhet të konfirmojë edhe Propozim-vendim për shkarkim dhe emërim të kryetarëve dhe anëtarëve të këshillave për ndarje të çmimeve shtetërore “8 Shtatori” dhe “23 Tetori”, ta plotësojë vendimin për emërim të kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendës-anëtarëve të Këshillit kombëtar për euro-integrime, si dhe të Këshillit buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Marketing