Protokollet e punës në objektet gastronomike nesër janë në agjendën e seancës qeveritare. Qeveria duhet të vendosë kur do të hapen kafenetë dhe baret, sa klientë do të mund të pranojë një objekt dhe cili do të jetë orari i punës. Gastronomët kanë një numër vërejtjesh.

Ajo që mbetet kontestuese është se Komisioni për sëmundje infektive kërkon vetëm një tavolinë me katër karrige në 10 metra katrorë.

Gastronomët, nga ana tjetër, duan të përcaktojnë se në cilën distancë duhet të jetë karrigia pranë karriges në tavolinën tjetër.

Për gastronomët gjithashtu problematike është çfarë nëse janë katër persona në një tavolinë, që do të jenë nga rrethi i ngushtë i familjes.