Sot protestë kundër marrëveshjes së emrit, bllokohen rrugë në Shkup

Në Shkup sot do të zhvillohet një protestë kundër marrëveshjes për ndryshimin e emrit. Komunikacioni nga ora 10 pjesën qendrore të Shkupit do të ndryshohet për shkak të vendosjes së foltores para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për protestën e organizuar nga grup qytetarësh

Marketing

“Të rinjtë për Maqedoni”, informojnë nga Ministra e Punëve të Brendshme. Sipas MPB-së, Sektori për siguri të komunikacionit rrugor do të kryejë ri drejtimin e komunikacionit rrugor në rrugët: udhëkryqi “Dame Gruev – Vasil Gllavinov” në drejtim të “Kryqit të Kuq” dhe nga
prapa nga udhëkryqi “11 Oktomvri – Koço Racin”.

Në të njëjtën kohët, ju bënë thirrje të përmbahen nga akte të dhunshme në kohën e protestës. “Ministria e Punëve të Brendshme punon dhe respekton të drejtën për shprehjen e mendimeve kundër, por në të njëjtën kohë bëjmë thirrje deri tek qytetarët të përmbahen nga aktet e dhunshme dhe aktivitete të dhunshme për t’u ruajtur rendi publik dhe qetësia”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Në këtë protestë kanë paralajmëruar pjesëmarrjen edhe grupe të tifozëve, por edhe disa parti të vogla, që tashmë kanë rikthyer thirrjet destabilizuese në vend.

Marketing