Sot samiti virtual mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Samiti BE-Ballkani Perëndimor i parashikuar të mbahej në Zagreb do të zhvillohet sot në formën e një video-konference për shkak të pandemisë COVID-19. Në video-Samitin e sotëm temë kryesore do të jetë mbështetja për krizën me koronavirusin, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Marketing

“BE është partneri më i rëndësishëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe kjo video-konferencë do të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve unike BE-Ballkan Perëndimor”, njoftoi Këshilli i BE-së.

BE ka vendosur të ndihmojë rajonin me 3,3 miliardë euro të shpërndara në gjashtë vende të rajonit në shenjë solidariteti.
Këto fonde do t’i nënshtrohen mbikëqyrjes së rreptë nga institucionet e BE-së.

“Ju siguroj se çdo këst i nënshtrohet mekanizmave shumë të rreptë të kontrollit dhe mbikëqyrjes dhe nëse ekziston dyshimi më i vogël për keqpërdorim të mundshëm të fondeve, ne do të hapim hetim që mund të çojë deri në proces kriminal. Fondet e BE-së janë të lidhura me kushte shumë të rrepta”, njoftuan nga Komisioni Evropian.