Sot shënohet 17 vjetori i masakrës së Lubotenit

12 gushti për Lubotenasit është data që u rikujton atyre tmerrin e masakrave të vitit 2001. Mes frikës, tmerrit dhe memorieve të këqija, mbetet i paprekshëm kujtimi për 10 viktimat që humbën jetën 17 vite më parë.

Marketing

Pikërisht për këtë arsye, sot ky fshat shënon përvjetorin e 17-të të masakrës së vitit 2001, të kryer nga forcat policore me urdhër të Johan Tarçullovskit, në kohën kur ministër i brendshëm ishte Lube Boshkovski. Bashkësia Lokale e Lubotenit, me këtë rast, organizon manifestim përkujtimor në hapësirat e shkollës së fshatit.

Kujtojmë se 17 vite më parë, një ditë para nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, më 12 gusht të vitit 2001, ndodhi masakra Lubotenit, ku u vranë 10 civilë të këtij fshati mes të cilëve edhe një fëmijë 6 vjeçar, Erxhan Aiu.

Viktimat e tjera të masakrës së Lubotenit janë edhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami dhe Atulla Qaili.

Marketing