Sot shënohet Dita e Mësuesit

Në Maqedoni dhe në të gjitha trevat shqiptare, sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit, e cila është një ngjarje me rëndësi kulturore, ku të gjithë kujtojnë mësuesit e parë të shkronjave shqipe.Më 7 mars 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

Marketing

Kjo ngjarje ishte një fitore për popullin shqiptar, pasi deri në atë kohë mësimet mbaheshin në shtëpi private dhe në mënyrë të fshehtë. Kjo shkollë qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, e të tjerë.

Objekti i shkollës në Korçë është një nga pikat më të vizituara në Shqipëri.

Për nder të kësaj ditë, në Kosovë aktivitetet për të nderuar mësuesit dhe Ditën e Mësuesit sot do të ketë aktivitete të ndryshme në çdo shkollë.

Më 7 mars 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

Kjo ngjarje ishte një fitore për popullin shqiptar, pasi deri në atë kohë mësimet mbaheshin në shtëpi private dhe në mënyrë të fshehtë. Kjo shkollë qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, e të tjerë.

Objekti i shkollës në Korçë është një nga pikat më të vizituara në Shqipëri.

Për nder të kësaj ditë, në Maqedoni aktivitetet për të nderuar mësuesit dhe Ditën e Mësuesit sot do të ketë aktivitete të ndryshme në çdo shkollë.

Marketing