Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare do të shënohet sot anembanë globit, për të promovuar diversitetin gjuhësor dhe kulturor bashkë me multilingualizmin.

Marketing

Në vitin 1999, UNESCO përmes një rezolute njohu 21 shkurtin si “Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare”, duke nderuar kështu demonstratat në Bengali në vitin 1952 (Pakistani i atëhershëm – që më vonë u bë Bangladesh), kundër përdorimit të gjuhës urdu, si gjuha e vetme shtetërore.

Lëvizja “Gjuha Bengalishte” filloi në vitin 1952 dhe pas një beteje të mundimshme, në vitin 1956, qeveria qendrore e Pakistanit të atëhershëm, njohu bengalishten si një nga gjuhët shtetërore.

Në të njëjtën rezolutë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, shpalli vitin 2008 si “Viti Ndërkombëtar i Gjuhëve”, me të cilën kishte për qëllim të promovojë unitetin në diversitet si dhe mirëkuptimin midis kombeve përmes multilingualizmit dhe multikulturalizmit.

Kohë më parë, OKB-ja shpalli vitin 2019, Vitin Ndërkombëtar të Gjuhëve Autoktone me temën “Çështje për zhvillim, ndërtimin e paqes dhe pajtim”.

Marketing