Sot shorti i Ligës së Kampionëve

Sot prej orës 18:00 në Nyon të Zvicrës do të bëhet hedhja e shortit të fazës së grupeve në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Marketing

Duke parë skuadrat dhe renditjet e tyre në grupe, mund të ketë shumë kombinime për grupin e vdekjes, shkruan Gazeta Express.

Një kombinim interesant që shorti do të mund të sillte, është një grup me Real Madridin, Borussia Dortmundin, Liverpoolin dhe Interin.

Një kombinim tjetër do të ishte si i pari por vetëm me Barcelonën ose Atleticon në vend të Realit.

Fakti se skuadra si Interi e Valencia janë në vazon e katërt si dhe Liverpool, Schalke e Monaco në vazon e tretë, do ta bëjë të pamundur që një grup i vdekjes të evitohet.

Vazo e parë: Real Madrid, Atletico Madrid, Barcelona, Bayern Munich, Manchester City, Juventus, PSG, Lokomotiv Moscow.

Vazo e dytë: Borussia Dortmund, Porto, Manchester United, Shakhtar Donetsk, Benfica, Napoli, Tottenham, Roma.

Vazo e tretë: Liverpool, Schalke, Lyon, Monaco, Ajax, CSKA Moscow, PSV Eindhoven, Valencia.

Vazo e katërt: Viktoria Plzen, Club Brugge, Galatasaray, Young Boys, Internazionale, Hoffenheim, Red Star Belgrade, AEK Athens.

Marketing