Sot s’ka takim Kurti-Mustafa

Ndonëse u tha se do të ketë takime shumë më të shpeshta në mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit dhe atij të LDK-së Isa Mustafa një takim i tillë nuk pritet të ndodhë sot.

Marketing

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë për Klan Kosovën se sipas informacioneve që ka, nuk është planifikuar një takim mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës sot.

Në ndërkohë, kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thirrur në takim kryetarët e degëve ku temë diskutimi do të jenë zhvillimet politike dhe pa dyshim edhe bisedimet për arritjen e marrëveshjes me LDK-në.

Edhe në takimin e fundit të liderëve, të shtunën, u tha se janë pajtuar që të vazhdojnë takimet për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Marketing