Sot super ndeshja Tottenham – Liverpool, formacionet e mundshme

Liverpooli synon ta zgjasë ecurinë e përkryer në fillim të këtij sezoni në Premierligë, por përballë do ta ketë Tottenhamin, një skuadër që do ta vërë në test shumë më të vështirë.

Skuadra e Jurgen Kloppit i ka fituar të gjitha katër ndeshjet e para këtë sezon, ndërsa Tottenham ka tri fitore dhe një humbje, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Mauricio Pochettino, ballafaqohet me dy mungesa shumë të rëndësishme, pasi Dele Alli dhe Hugo Lloris kanë probleme me lëndime në kofshe. Por, lajmi i mirë për të është rikthimi i Heung Min Son nga obligimet me kombëtaren e tij.
Te Liverpooli ka mundësi të mungojë vetëm Adam Lallana.

Këto janë formacionet e mundshme:
Tottenham: Vorm, Sanchez, Alderëeireld, Vertonghen, Trippier, Rose, Dembele, Dier, Eriksen, Lucas, Kane
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson, Henderson, Keita, Milner, Salah, Mane, Firmino