Sot varrosen tre viktimat e aksidentit në Gjermani

Sot nga ora 16:00 në fshatin e Rahovicë të Ferizajt do të mbahet ceremonia e varrimit të tre anëtarëve të një familje , që vdiqën tragjikisht në një aksident në Gjermani.

Marketing

Lajmi u bë i ditur nga një i afërm i familjes.

Ditë më parë, tre anëtarë të një familje nga Kosova kanë humbur jetën në Gjermani në një aksident trafiku.

Ata ishin duke u kthyer nga Kosova ku kaluan pushimet e që synim kishin Zvicrën.

Aksidenti ndodhi në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, trafiku mes një makine Audi dhe një kamioni.

Marketing