Sot vendosen çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetikë sot pritet të vendos për çmime të reja të derivateve të naftës. Vendimi pritet të merret sot, ndërsa nuk bëhet e ditur se a do të ketë rritje apo ulje të çmimeve për benzinës, naftën dhe mazutin.

Marketing

Me korigjime e fundit para një jave, benzina Eurosuper BS-95 ishte shtrenjtuar për gjysmë denar, ndërsa çmimi me pakicë i Eurosuper BS-98, i Eurodiselit dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri nuk kishin lëvizur me çmim.

Çmimi i tanishëm i Eurosuper BS-95 është 71,50 denarë për litër.

Çmimi i Eurosuper BS-98 73 denarë,

Eurodizeli 62,50, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri 51,50 denarë.

Çmimi i mazutit 33,65 denarë për kilogram.