Sot vendoset për fatin e Janakieskit dhe Bozhinovskit

Sot në seanca të veçanta publike në Gjykatën e Apelit, mbrojtja e Mile Janakieskit dhe Kiril Bozhinovskit do të shpjegojnë se përse duhet t’u ndërpritet paraburgimi.

Marketing

Ata prapa grilave janë tanimë dhjetë ditë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, e cila dyshon se kanë planifikuar arratisje. Specialja i referohet një shënimi zyrtar të DSK-së. Mbrojtja e mohon një gjë të tillë.

Nga VMRO DPMNE-ja akuzojnë se paraburgimi është i bazuar në një shënim zyrtar të kurdisur, të klasifikuar si rreptësisht i besueshëm. Kjo parti kërkon që gjykatësit t’u lejojnë Janakieskit dhe Bozhinovskin të mbrohen në liri.

Pasi ish kryeministri Nikolla Gruevski u arratis, Mijallkov është personi i tretë i tij i afërt që përfundoi prapa grilave, pas Janakievskit dhe Bozhinovskit. Javën e ardhshme pritet që Apeli të caktojë seancë edhe për arrestimin e Mijallkovit, pasi edhe ai është ankuar në paraburgimin 30 ditor.

Marketing