Sot votojnë 716 persona të prekur nga Covid-19 dhe që janë në vetizolim

Në Maqedoninë e Veriut për herë të parë do të votohet tre ditë, për shkak të pandemisë me koronavirusin.

Marketing

13, 14 dhe 15 korriku janë caktuar ditët e votimit, pasi që në mesnatë skadoi fushata parazgjedhore.

Të hënën më 13 korrik do të votojë personat që janë në karantinë apo vetizolim për shkak të koronavirusit. Deri tani janë regjistruar 716 qytetarë, të cilët do të votojnë në 58 komuna.

Më 14 korrik do të votojnë të sëmurët, të pamundurit, të sëmurët me sëmundje kronike, personat nëpër burgje, shtëpitë e pleqve dhe ata që janë në arrest shtëpiak.

Më 15 korrik, ditë e mërkurë do të zhvillohen votimet e përgjithshme, me ç’rast mbi 1.8 milionë banorë do të votojë në 3480 qendra të votimit, për 1578 kandidatë nga 15 parti politike dhe koalicione.

Marketing